Ish-kryeministri Berisha përgjatë fjalës së tij në Kuvend ka shpjeguar situatën aktuale në vend, duke thënë se keqqeverisja është baza e këtyre problemeve.
Ai foli për si çështje të tilla si rritja e çmimeve, situatën me energjetikën si edhe gripin e shpendëve, dhe iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarëve që kjo pranverë të jetë pranvera e protestave të mëdha.
Pjesë nga fjala e Berishës në Kuvend:
“Fatkeqësitë për kombet janë zhvillimet më të padëshiruara dhe shndërrohen në drama të vërteta kur kanë në krye një qeveri e cila ka dorën e zezë dhe gishtin e vet të zi. Këto ditë keni parë ministra që vrapojnë nëpër dyqane për t’ju gënjyer se ju qan zemra nga çmimet e rritura. Spekulime të lidhur direkt me xhepin e kontove të tyre. Keni dëgjuar vetë kryeministrin të rrahë gjoksin për suksesin në luftë kundër COVID, duke shpallur një numër të lartë të vdekurish. Janë njerëz ata nuk janë numra…Përse në Shqipëri të jetë më vdekjeprurës së në çdo vend tjetër europian, kjo vdekshmëri ka në bazë vetëm vjedhjen, cinizmin papërgjegjshmërinë. Këtu tregoheshin filma…Hajduti ka vetëm refleksin e vjedhjes…Vijmë pak te energjia, lajmëtari më i keq është vetëm kreu i energjisë. Nuk ndodh në botë të bëhesh zëdhënës i kompanive të naftës pa pasur aksione. Jam dakord që tregu ka pësuar goditje në Ukrainë, por në Shqipëri për naftën i paguhet taksë shtetit 1 euro. Sot Italia e uli në mënyrë të ndjeshme, por këtu çfarë është kjo kokëfortësi për të mos ndërhyrë. A e dini ju që Shqipëria ka energjinë me kosto me ulët në Europë sepse është energji ujore. Viti 2021 është viti i prodhimit kampion të energjisë…por hajdutët e mbajtën sekret çmimin me të cilën paguajnë energjinë. Por të ndalemi tek ushqimet, çdo shtet ka rezervë, por këtu ndodh e kundërta. Nuk kam asnjë xhelozi për lidhjet e tij, por nuk mund të pranoj që importuesi numri i grurit të mos jetë të paktën garantues për 1 muaj. Këta në zemër kanë vetëm para…Së fundmi kemi edhe gripin e pulave dhe mbajnë sekret qeveritar një sëmundje që duhet të deklarohet kombëtarisht, përbën një problem të madh për vendin. Nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse llafe, llafe, llafe,. Ka një kufi çdo gjë nuk duhet të tejkaloni, ju jeni fajtor sepse keni dorë në të gjitha këto zhvillime që po ndodhin. I bëj thirrje qytetarëve se kjo pranverë duhet të jetë pranvera e protestave të mëdha.