Skip to content
Të Gjitha

U gjet nga fqinjët/ Gruaja vetëvritet në Elbasan

· 1 min lexim

Policia e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se një e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur në  lagjen ” Beqir Dardha” të qytetit dhe sipas policisë gruaja me iniciale H.P., 86 vjeçe është gjetur e pajetë nga fqinjët.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku – ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Momentalisht grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.