Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vjehrri i Bashës një nga aksionerët/ Këshilli i Evropës i kërkon qeverisë të paguajë pronarët e kompleksit “Jon”

19:00 21/03/2022
Reading Time: 3 min lexim

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës i kërkon qeverisë shqiptare që të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut për të dëmshpërblyer “pa vonesa” pronarët e kompleksit Jon, i shembur në vitin 2013 në kuadër të projektit Lungomare në Vlorë.

Në një mbledhje të zhvilluar më 9 mars, Komiteti shprehu shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për zbatimin e vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 2018 për çështjen “Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”.

Vendimi e detyron shtetin shqiptar që të dëmshpërblejë me një vlerë mbi 13.4 milionë euro pronarët e këtij kompleksi – njëri prej të cilëve edhe vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë, kamatëvonesat llogaritet të kenë kapur më shumë se 1.5 milionë euro.

Komiteti ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e qartësisë së autoriteteve shqiptare si dhe vendos afate për të siguruar pa vonesë dëmshpërblimin, bashkë me kamatëvonesat.

“Duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjeve të ngritura nga ky aktgjykim dhe pengesat e hasura në pagesën e shpërblimit të drejtë, vendosi… të ftojë autoritetet të dorëzojnë informacion mbi çështjet në lidhje me masat individuale jo më vonë se 15 qershor 2022 dhe deri më 30 shtator 2022 për pjesën e mbetur si dhe vendosi të rifillojë shqyrtimin e këtij rasti në mars 2023 ,” thuhet në vendimin e Komitetit të Ministrave.

Kompleksi “Jon” u shemb në mënyrë demonstrative me eksploziv në vitin 2013 për t’i hapur rrugë projektit të Lungomares në qytetin e Vlorës. Bashkë me të, qeveria rrafshoi me dhjetra ndërtesa, lokale dhe restorante të ndërtuara përgjatë vijës bregdetare.

Pronarët e kompleksit e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut me pretendimin se autoritetet shqiptare shpërfillën një urdhër të përkohshëm gjykate që ndalonte çdo veprim që mund të cenonte të drejtat pronësore – dhe e fituan atë.

Megjithatë, qeveria shqiptare e mban pezull zbatimin e këtij vendimi prej vitit 2018 dhe e ka justifikuar shtyrjen e pagesës me arsyetimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, fillimisht me tërmetin dhe më pas me pandeminë e COVID-19.

Komiteti i Ministrave i kërkon autoriteteve shqiptare që të tregojnë masat efektive për realizimin e dëmshpërblimit dhe “të paraqesin informacion mbi kohëzgjatjen e dhënies së kompensimit në rastet e shpronësimit dhe mundësinë që personat e prekur të kundërshtojnë autoritetet në këtë drejtim” .

Sipas Komitetit, qeveria shqiptare kishte marrë përsipër të ngrinte një grup pune për të negociuar me pronarët për pagesë me këste të dëmshpërblimit për shkak të implikimit që kishte në buxhetin e shtetit shuma totale. Por grupi i punës nuk u ngrit asnjëherë, me justifikimin e gjendjes së emergjencës.

Më 24 qershor 2020, Shqipëria ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës se situata emergjente kishte pushuar së ekzistuari, por sërish nuk ka dhënë informacion për hapat e marrë për shlyerjen e detyrimit.

Pronarët e kompleksit “Jon” janë ankuar pranë Gjykatës Europiane se qeveria, jo vetëm nuk ka nisur pagesat, por ka dështuar t’u japë informacion dhe hapësirë për negociata për kushtet dhe modalitetet e dëmshpërblimit.

Ata pretendojnë gjithashtu se nuk ka asnjë pamundësi objektive që Shqipëria të paguajë kompensimin e drejtë, apo të marrë masat e nevojshme buxhetore për këtë, duke vënë në dukje se në vitin 2020, Ministria i Financave ka ndarë një shumë prej rreth 100 milionë euro për të paguar një arbitrazh. Sipas tyre, “arsyeja e dështimit të autoriteteve për të paguar është mungesa e një vullneti të mirëfilltë politik”./ BIRN

Të lidhura

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që ndodhi më 8 korrik...

13:18 18/07/2025
Para
“Fillimi i Ri”, Haxhibrahimi: Një fushë të re futbolli dhe pishinë të mbyllur për Ulqinin

"Fillimi i Ri", Haxhibrahimi: Një fushë të re futbolli dhe pishinë të mbyllur për Ulqinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

12:36 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.