Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit.  Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast vdekje.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja me Covid-19, nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Në total numri i rasteve aktive është 632.

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

21 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.

Në total numri i rasteve aktive është 632.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!