Çmimi i naftës është shndërruar në një kameleon që ndryshon çdo ditë.
Ditën e sotme është marrë vendimi që çmimi i naftës të rritet sërish duke shkuar nga 203 lekë që ishte më përpara në 221 lekë për litër.
Ky vendim i i marrë nga Bordi i Transparancës nga hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri të enjten. Bordi i Transparancës është ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual. Ndërkohë që operatorët u shprehën se ata prisnin që bordi të bënte transparencë për çmimet jo të fiksonte çmimet. Kjo situatë po i vë operatorët në vështirësi. Sipas tyre marzhi prej 5% që u është lënë tregtuesve mbi çmimin pa taksat nuk mjafton për mbulimin e kostove, por ai duhet të jetë rreth 15%.
Vlen të theksojmë se kur nafta u vendos të shitej me çmimin 203 lekë për litër, çmimi i naftës në bursë ka qenë 95.04 dollarë për fuçi.
Ndërkohë që në bursë ka një rritje të lehtë të çmimit të naftës duke shkuar në 108 dollarë për fuqi, që përsëri nuk justifikon çmimin e vendosur nga Bordi i Transparencës në Shqipëri.
Mospërpëruthja e çmimit të naftës në Shqipëri me atë të bursës mesa duket është “tekë” e qeverisë, pasi dukshëm duket se po abuzohet.
Ndërkohë që në bursë nafta ishte 203 lekë për litër dhe në bursë 95 lekë për litër, hendeku ishte 108 lekë për litër, minus në xhepat e shqiptarëve.
Ndërkohë që tani me vendimin e ri, nafta do jetë 221 lekë për litër, dhe në bursë është 108 dollarë për fuqi, dhe përsëri kemi një vlerë që dil si minus prej 113 dollarësh.
Pra me një llogaritje të thjeshtë jo vetëm që qeveria shqiptare vazhdon ta vendosë çmimin e naftës duke u treguar “kryeneçe” ndaj bursës, por ka një tentaivë të dëshpëruar për të mashtruar “sy më sy” shqiptarët, fillimisht me uljen e çmimit të naftës dhe tashmë më rritjen e justifikuar në bursë./Gazeta Reforma