Situata politike e krijuar në vend, padyshim që ka ngjallur debate dhe reagime të shumta, sidomos për ata që mendojnë se zgjidhjen e krizës e ka në dorë presidenti.
Pikërisht i këtij mendimi është edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili nga “ABC Nevvs” ka thënë se është detyrë kushtetuese e Presidentit, Meta që të ulë palët në tavolinë dhe t’i jepet drejtim ngërçit politik.
Ish-presidenti thekson se është me rëndësi të madhe që të gjendet një urë lidhëse dialogu në mënyrë që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvilloheshin normalisht, në të kundërt gjendja do të dëgradojë edhe më shumë.
Ndërkohë i pyetur për djegien e mandateve, Moisiu ndan mendimin e shumë analistëve se ka qenë një “vetëvrasje politike”, por sipas tij tani duhet sinqeritet dhe vullnet për ta zgjidhur.
Me të drejtë, ish-presidenti thotë se mazhoranca ka gabimet e saj ,por atë mazhorancë e ka zgjedhur ku popull me votë të konsiderueshme, kështu që duhet respektuar edhe vullneti i asaj pjese të popullsisë.
Fjala e plotë e ish-presidentit Alfred Moisiu
“Unë e kam kaluar këtë fazë në 2017 dhe gjykoj se i dhashë zgjidhje kësaj pune. Në atë kohë unë bëra detyrën time dhe në zgjidhje mori pjesë gjithë klasa politike, por u zgjidh. Unë them që nuk ka krizë që nuk ka zgjidhej. Kushtetuta e detyron Presidentin, dhe Presidenti është për të për të përfaqësuar unitetin e popullit. E ka detyrë kushtetuese Presidenti.
Tani unë dy herë i kam bërë thirrje presidenti dhe nuk prisja përgjigje direkte por prisja një përgjigjej indirekt që ia të bëhet ftesë palëve dhe jam kritikuar për këtë nga rrejte sociale. Unë e di situatën dhe i di edhe rrethanat. Unë them që një njeri që ka marrë përsipër një detyrë duhet të bëjë çmos për t’ia dalë mbanë. Ai ka vështirësitë e tij në këtë punë dhe unë e kam përshëndetur zgjedhjen e tij si president pikërisht sepse gjykoja se ai njeri ka një formim politik të hershëm të gjatë dhe të suksesshëm. Ka aftësinë për t;u marrë vesh ke dy palët dhe mund ta arrinte këtë punë.
Por kjo është një vetëvrasje politike e asaj pjese politike që e ndërmori këtë punë. Por tani duhet sinqeritet dhe vullnet për ta zgjidhur. Tani kjo pse nuk mund të hyjë më në Parlament dhe kjo gjë dihet. Por zgjedhjet vendore janë një provë dhe duhet një dialog para zgjedhje vendore që të përgatitet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe them se mund të ketë rezultat nëse duan sigurisht. Nëse nuk duan dhe duan destabilizim atëherë dalim tek një fjalë e vjet që thotë “ujku do mjegull”.
Unë nuk them që mazhoranca nuk ka gabimet e saj ka edhe ajo sa të duash por atë mazhorancë e ka zgjedhur ku popull me votë të konsiderueshme. Motivi që u gjet për të bërë këtë krizë është artificial se janë vjedhur votat. Pse i pranuan zgjedhjet atëherë nuk ishte për t’u pranuar. Sepse opozita ishte pejsë e qeverisje me 6 ministra. Aparatin e kontrollit e kishin. Tani unë nuk mund të them se u vollën dhe nuk u vollën dhe këtë e vendos gjykatë. Pir tek ne gjithmonë janë vjedhur. Një huq i fundi vështirë që të prishet. Nuk ishte kjo rruga”.