Skip to content
Bota

Teatri i Mariupolit u bombardua nga rusët, nga rrënojat po dalin njerëz të gjallë

· 2 min lexim

Ditën e djeshme rusët kanë bombarduar një teatër në Mariupol ku ishin strehuar me qindra civilë, ndërkohë që lajmin e bëri të ditur Këshilli Bashkiak i qytetit.

Ditën e sotme po dalin të gjallë njerëzit që ishin strehohuar në teatrin në Mariupol .

“Pas një nate të tmerrshme pa e ditur, më në fund kemi një lajm të mirë nga Mariupol në mëngjesin e ditës së 22-të të luftës. Streha kundër bombardimeve [e teatrit] ishte në gjendje të mbante. Gërmadhat kanë filluar të pastrohen. Njerëzit po dalin të gjallë”, ka shkruar Sergei Taruta.

Nuk është ende e qartë nëse kjo do të thotë se të gjithë ata brenda ndërtesës kanë mbijetuar. Qindra njerëz besohej se ishin strehuar në teatër.

Këshilli i Qytetit të Mariupolit, i cili ndau një imazh të ndërtesës së shkatërruar, tha se forcat ruse kishin “shkatërruar me qëllim dhe në mënyrë cinike Teatrin e Dramës në zemër të Mariupol”.

“Aeroplani hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin fshehur qindra banorë paqësorë të Mariupolit,” tha ai.

CNN e gjeti imazhin dhe konfirmoi se është e teatrit në qytetin port juglindor. Sipas imazheve satelitore, fjala “fëmijë” ishte shkruar në dy anët e teatrit përpara se të bombardohej.

Videot e pasojave treguan një zjarr që shpërtheu në rrënojat e teatrit. Numri i viktimave nuk dihet, thanë autoritetet.