Skip to content
Të Gjitha

Protestë kundër rritjes së çmimeve, studentët e Ekonomikut: Tarifat po na vrasin

· 2 min lexim

Vazhdojnë protestat nga studentët, këtë herë ato të Fakultetit të Ekonomisë, kundër rritjes së çmimeve. Studentët shprehen për Fax News se me rritjen e çmimeve, janë dyfishuar shpenzimet e tyre.

Gjithashtu sta kanë thënë se do të vijojnë protestat deri sa të ulen çmimet dhe se tarifat janë një nga aspektet kryesore që i “vret” studentët”.

Ritja e biletës së autobusëve ndërqytetas është një nga pikat për të cilat studentët protestojnë.

“Duhet të ngriheshim shumë herët, se cmimi jonë ka qenë më I lartë se rajoni, duhet të ishim cuar që atëhere. Nuk është një zgjidhje efikase, sot jemi shumë pak, nuk ka frymë rinia.

Kërkesat?

“Rritja e naftës nuk prek  vetëm makinat por cdo gjë, se nafta është rrota e ekonomisë, ka rritje të ushqimeve, të cdo gjëje, shpenzimët tona janë dyfishuar”– u shpreh një studente.

Tarifat janë ndër asyet kryesore që neve na vrasin. Përgjysmimi i flotës është i vështirë. Ka ndryshuar shërbimi urban, në rrethe është rritur bileta. Do vijojmë dhe nuk dorëzohemi kurrë”– tha një student.

“Shumë nga ne duhet të punojmë për të mbuluar shpenzimet, është shumë e vështirë për ne. Unë personalisht, janë dyfishuar shpenzimet.

Karta e studentit?

Mbulon vetëm abonenë, shumë e kanë shtëpinë larg, është rritur cmimi i naftës. Që nga nafta e deri te të gjitha”– tha një tjetër.