Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit.

Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit është nuk është  regjistruar asnjë humje jete.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja me Covid-19, nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.   Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.  Në total numri i rasteve aktive është 633.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

15 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.818.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.

Në total numri i rasteve aktive është 633.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!