Skip to content
Të Gjitha

Mbyllet votimi, zgjidhet presidenti i ri i FSHF-së

· 2 min lexim

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për për postin e presidentit të federatës  së fuqi dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të pranishëm në asamblenë e 2 marsit kanë qenë 41 delegatë nga 55 gjithsej.

Nuk kishte asnjë dyshim, në këto kushte, Armand Duka zgjidhet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duka siguron një mandat të 6-të në krye të FSHF pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha i cili nuk ishte i pranishëm në këtë Asamble duke e konsideruar jo ligjore, jo statusore dhe fals.

Duka kishte përballë në këtë zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova.

Duka u shpall fitues me 37 vota, 2 dolën të pavlefshme ndërsa 4 vota shkuan për Starovën. Të pranishëm në këtë Asamble ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total. Duka u shpall fitues që në raundin e parë teksa siguroi shumicën e votave.

Kujtojmë që Armando Dukës, para disa kohësh i është vendosur tritol në shtëpinë e tij.   Ndërkohë nuk kanë munguar reagimet mbi këtë ngjarje nga homologët e tij në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Federatës së futbollit të Kosovës është shprehur se është i tronditur nga lajmi, që sipas tij përbën një ngjarje tepër të rëndë për futbollin shqiptar.