Dje u zhvillua protesta e pestë kundër rritjes abuzive të çmimeve në vend, ndërkohë që sot është paralajmëruar një tjetër protestë.
Në kuadër të paketës së rezistencës sociale, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët.
“Lufta me bomba zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur të menjëhershëm kudo në Europë dhe botë, me çmime që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që kanë alarmuar tregjet dhe kanë krijuar panik dhe kanë detyruar edhe qeveritë që të reagojnë”, ka thënë Rama, ndërsa shtoi: Kriza më e madhe mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës që ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjetikës.
PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE
3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve në masë 3.3% për 673,813 pensionistë.
3 mijë lekë për 3 muaj, për:
pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale;
pensionistët që trajtohen me pension invaliditeti;
pensionistët që jetojnë vetëm;
personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër;
të gjitha familjet në skemë ekonomike
Dje u zhvillua protesta e pestë kundër rritjes abuzive të çmimeve në vend, ndërkohë që sot është paralajmëruar një tjetër protestë.
Por kryeministri i vendit Edi Rama nuk është tërhequr nga mendimi i tij duke e cilësuar proetstën një turp kombëtar.
Gjithashtu Rama theksoi se qeveria e tij është treguar e vëmendshme ndaj protestave, por sipas tij kjo protestë për pasojat e luftës është e turpshme.