Njëjtë në qendrim si kolegët e saj Duma apo Alibeaj, zgjidhjen Tabaku e sheh përtej Berishës apo Bashës. Ajo ka thënë se në aspektin personal, është e gatshmë që të lërë edhe mandatin e deputetes.
“Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Kam qenë pak e pëfshirë për shkak të angazhimit tim me Komisionin e Inceneratorëve.
Falenderoj koleget qe votuan edhe në parlament edhe në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë. Në poltikë na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar përbashkim. Jam sulmuar ose kam kërkuar të jemi bashkë.
Rezultati që morem në terren, na dëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashkë dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thanë se nga 25 prilli nuk ka patur njeri në terren nga PD. Ne nuk mund te jemi parti zyrash.
Në cdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige, jemi për të përfaqësuar njerëz. Unë jam gati të ik edhe nga deputete, pasi nuk e konsideroj pozicionin si provilegj, por si përgjegjshmëri.
Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e Joridës, është e PD. Secili duhet të kaloje mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi perbashkues. Kam lexuar kolegun Sula qe ka propozuar një mekanizëm. Dëshira per te dale nga ketu ku jemi, ekziston.
Besoj kryetar qe ju duhet te beni nje hap pas. Të gjejmë nje menyre sesi faktoret në PD të bashkohen dhe ne të ecim perpara. Besoj se ne duhet te ishim sot në proteste. Ata presin qe ne te jemi perballe Edi Ramës, jo njëri tjetrin.
Na kane votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet te jemi nje alternative e tille. Ne duhet te jemi një parti që mbeshtet qytetarat, te jemi ne terren. Të jemi të thjeshtë, se jemi për herë të trete ne qeveri. Sot beteja ime eshte me Edi Ramen. Nuk kam asnje ambicie personale.
Duhet te dalim mbi vete. Si te dalim mbi vete dhe te nxjerrim siper PD. E pame se ku jemi. Duhet te shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili eshte mekanizmi, POR di te them qe ajo qe ndodhi ne keto muaj na solli ne kete situate. Duhet ta tejkalojme per demokratet dhe shqiptarët”, ka thënë Tabaku në mbledhje.