Olti Curri ka ironizuar reperët shqiptarë që sipas tij e kanë zhytur standardin e muzikës rep në tualet.
Blogeri i njohur është bazuar në një intervistë të Ledri Vulës, i cili e pranoi se sot janë bërë të gjithë repera të mirë, por mungon cilësia.
Ndaj Olti mori një shembull nga kënga e fundit e Ledrit, “Menemadhe” për të treguar standardin e muzikës rep.
“Bravooo Ledri, bravo se e keni zhyt standartin në wc. Ja për shembull, kënga e fundit e Ledrit, një pjesë e tekstit:
“Ty t’kam prish unë, mu m’ke prish ti. Ti sun merr seriozisht e as unë ty en’shpi.
Ti m’ke kqyr si gjys e 1 e gjys ti, Unë n’nshpi në 2 e gjys e 3 e gjys ti”.
Më pas në një postim të dytë, Olti ka reaguar sërish duke thënë se mori thjesht një shembull nga teksti i këngës së Ledrit dhe se ky i fundit do të njihet si i pari që pranoi se është ulur standardi artistik në Shqipëri e Kosovë.