Tenderi i uniformave të policisë është një nga çështjet më të përfolura dhe një nga tenderat më korruptiv. Me mijëra para u shpenzuan për policët para të cilët le të themi realitetin shkuan dëm dhe aspak në dobi të forcave të rendit. Lidhur me këtë tender, policia arrestoi dhe gjykata më pas dënoi me një vit burg ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Edlira Naqellari u deklarua fajtore, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe i ndalohet për 5 vitet e ardhshme ushtrimi i të drejtës për funksione publike.(Konvertohet në shërbim prove për 20 muaj), Ndërkohë sot pas 3 muajve, Naqellari është liruar nga burgu. Ditën e sotme Naqellari ka përfunduar dënimin dhe vendimi për lirimin e saj u dha nga gjyqtari Erjon Çela. Vlen të theksohet se më datë 11.05.2020 u mbajt tenderi me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit” për 4 vjet me fond limit 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH apo rreth 27 milionë euro me TVSH. Në atë kohë drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara Edlira Naqellari, me urdhër të Sandër Lleshi, shpallën fitues të tenderit kompaninë D&E shpk dhe dha plot 5 miliardë lekë. Naqellari dhe vartësitë shkelën barazinë në zhvillimin e tenderëve. Tenderi i uniformave të Policisë, me vlerë 25 milionë euro, “fundosi” Ministrinë e Brendshme.
Meta në dosjen e Suel Çelës për emërimin e Fetahut
Banda e Suel Çelës ka shtrirë ndikimin e saj në institucione kyçe si gjykatat, prokuroritë, dhe ish-Këshillin e Lartë të...