Ditën e sotme është zhvilluar takimi me ministrit të jashtëm rus Lavrov dhe ministrit të Jashtëm Ukrainas Dmytro Kuleba, në kuadër të negocimit dhe gjetjes së një zgjidhje midis dy palëve që mund ta ndalojë luftën.
Ministri i Jashtëm Ukrainas Dmytro Kuleba,pas takimit në një konferencë për mediat deklaroi se nuk u arrit marrëveshje për korridore humanitare, dhe se kërkesa për armëpushimin ishte pa progres.
Duket se nuk ka qenë një takim pozitiv erdhi me qëllimin për të arritur korridore humanitare, për Mariupol, qyteti më i goditur gjatë 24 orëve të fundit. Lavrov nuk u tregua i angazhuar, por do të kërkojë bisedime me autoritetet lokale . Pra nuk pati marrëveshje për korridore në Mariupol dhe nuk pati progres për armëpushimin”, tha ai. Theksojmë se duke mbajtur qëndrimin e saj neutral dhe të ekuilibruar, Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për të de-përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë, duke u kërkuar të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje.
Ndërsa Ankaraja ka kundërshtuar sanksionet ndërkombëtare të krijuara për të izoluar Moskën, ajo gjithashtu mbylli Bosforin dhe Dardanelet sipas një pakti të vitit 1936, duke e lejuar atë të parandalojë disa anije ruse të kalojnë ngushticat turke.
Ndërkohë ditën e djeshme në Mariupul u sulmua materniteti. “Kiyv Post” ka publikuar disa foto pikëlluese, por njëkohësisht edhe të tmerrshme të pasojave që ka lënë bombardimi rus ndaj një materniteti në qytetin e Mariupolit, në Ukrainë. Gra shtatzënë të plagosura që i ka kapluar frika dhe terrori të cilat dalin të gjakosura nga rrënojat e maternitetit.