Skip to content
Të Gjitha

Një grua dhe një i ri në pranga në Tiranë: Mashtronin qytetarët duke u hequr si juristë

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotmë dy shtetas: M.F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë (e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”) dhe N.SH., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartëpërmendur bashkëpunonin, duke u prezantuar si juristë të rëndësishëm të Republikës së Shqipërisë dhe premtonin në këmbim të parave, dhënien e lejeve zhvillimore e licencave për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies.

Ata kanë mashtruar dy shtetas dukë u kërkuar një shumë të konsiderueshmë për një licencë mësimdhënieje  në një komunitet fetar.

Dy personat janë kapur në flagrancë nga policia e Tiranës  në momentin kur do të takonin personat që kërkonin të merrnin shërbimin prej tyre.

Personat nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë dhe çdo material do i dorëzohet prokurorisë, në ngarkim të shtetasvë të lartpërmendur me akuzën për “Mashtrim”, “ Falsifikim të dokumentacioneve”.