Prej kohësh është përfolur në media të ndryshme se vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda dhe djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani janë në një lidhje.
Fillimisht ishin disa postime në rrjetet sociale të Erikut dhe Kejdës ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe që shtuan dyshimet për një romancë të mundshme.
Në fotot e mëposhtme, siç edhe ju mund ta shikoni, ata kanë vizituar të njëjtat vende, përfshi këtu edhe shatërvanin e famshëm “Fontana Di Trevi” ku shkojnë shumë çifte të dashuruar.
Ndërkohë, një muaj më parë, aludimet u shtuan edhe më shumë, pasi dyshja u fotografua në një lokal duke festuar.
Mirëpo, së fundmi, pas disa fotove të siguruara nga “iconstyle.al”, nuk ka më dyshime. Ato konfirmojnë më së miri se Erik Fullani është i lidhur me vajzën e Majlinda Bregut.
Ata shfaqen pranë njëri-tjetrit në një nga kafenetë e Tiranës duke biseduar dhe e gjitha kjo dëshmon se romanca e shumëfolur paska qenë e vërtetë.
Megjithatë ende nuk ka pasur një konfirmim publik nga ana e dy personazheve të njohur.
Burimi:Iconstyle.al