Bandat kriminale janë kthyer në problematikë për shumë qytete të vend, pasi hakmarrjet tashmë janë bërë edhe në mes të ditës dhe të rrugës.
Mirëpo sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari kjo nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët, pasi policia është duke bërë një punë të mirë.
Mirëpo pikërisht në këtë moment ka lindur edhe një debat mes tij dhe gazetares së ftuar, Klodiana Lala.
“Nuk të përgjigjem ty se nuk je prokurore”, ka thën zëvendësministri duke iu drejtues Lalës.
“Çdo ngjarje e rëndë është shqetësuese. Dhe për çdo ngjarje duhet të bëjmë dallimi, kemi vrasje aty për aty, kemi vrasje në familje, kemi dhe disa vrasje që janë dhe për likuidime. Qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar” tha Lamallari.
Nisja e debatit
Blendi Fevziu: Policia duhet të kontrolloj dhe larjen e hesapeve.
Besfort Lamallari: Sigurisht. Do të ishte e pa drejtë të themi që krimi kërcënon Shqipërinë, për të shqetësuar njerëzit. Pse? Njerëzit duhet të shqetësohen për 125 vrasje për shembull, siç ishte para disa vitesh.