Mbyllja e hapësirës ajrore të Ukrainës “në rrethanat aktuale do të konsiderohej si hyrje e NATO-s në luftë dhe për rrjedhojë një rrezik i një lufte të tretë botërore”.
Kështu presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke shpjeguar gjithashtu se nuk ka ndërmend të shprehet për mundësinë e dërgimit të avionëve në Ukrainë. Ka, shtoi ai, “koordinim me vendet anëtare që mund të sigurojnë dërgesa ose dhurime të materialit në lidhje me forcat ajrore, por ne duhet të kemi parasysh që ushtarët ukrainas duhet të kenë pajisje” për të cilat ata janë “të trajnuar”.
Një zonë e ndaluar fluturimi në një luftë synon të ndalojë hyrjen e avionëve në hapësirën ajrore të ndaluar, zakonisht për të parandaluar sulmet ose mbikëqyrjen.
Por një ndalim i tillë duhet të zbatohet me mjete ushtarake.
Një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të nënkuptonte që forcat ushtarake – veçanërisht forcat e NATO-s – do të angazhoheshin drejtpërdrejt me çdo avion rus të pikasur në ato qiej dhe do të qëllonin mbi ta nëse është e nevojshme.
Kjo do t’i sillte në mënyrë efektive kombet perëndimore në luftime ushtarake me Rusinë, një përshkallëzim dramatik i luftës.
Siç kemi raportuar, presidenti i Ukrainës Zelensky i ka bërë thirrje edhe një herë Perëndimit që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.