Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet në gjashtë bashki të vendit për të zgjedhur kryebashkiakun tyre.
Po në tri qendra votimi në Shkodër, procesverbali i KZAZ shpall pavlefshmërinë për shkak se për mbi orë nuk ka pasur votim. Theksojmë se kjo gjendje është shkaktuar për shkak të motit të keq, temperaturave të ulëta dhe borës, duke bërë të mundur që banorët të mos kenë mundësi të marrin pjesë votime..
Ndërkohë më herët kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, deklaroi se nëse nuk do të ketë votime për 5 orë atëherë do të anulohen. Nga ana tjetër në Vorë janë shfaqur parregullësi në votim.
QV 1554 në Kuç ka pasur votim familjar dhe votuesit janë udhëzuar për këtë të votojnë. Ndërkohë KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista, për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit, që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka mbërritur në Vorë, për të ndjekur nga afër procesin e votimit për kryetar bashkie, teksa janë shfaqur disa problematika që prej mëngjesit, duke nisur që nga anëtarët e komisioneve në Qendrat e Votimit, tek votimi familjar.
Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik, ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve.