Skip to content
Politikë

Sot zgjedhjet e pjesshme vendore, ja si po ecën procesi i votimit në 6 bashki

· 2 min lexim

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit, përkatësisht në atë të  Vorës, Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjës dhe Rrogozhinës.

Qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar.

Ndërkohë KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista, për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit, që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik, ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve.

Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve

Kujtojmë që zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.

Kandidatët e PARTISË SOCIALISTE

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon

Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin

Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun

Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla

Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera

Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e PARTISË DEMOKRATKE

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia

Bashkia Durrës: Ardian Muka

Bashkia Lushnjë: Eton Bano

Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Theksojmë se Katër njësi administrative janë pa energji elektrike Selishta, Arrasi dhe  Sllova. Ndërkohë në 11 qendra vorimi po zhvillohet votimi manualisht.