Lufta Rusi-Ukrainë është në ditën e dhjetë, ndërkohë që presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij në lidhje me luftën që ka nisur në Ukrainë.
Ai theksoi se propozimet e Rusisë janë ende në tryezën e bisedimeve, duke nënkuptuar kështu se ai nuk tërhiqet pas.
Propozimet e Rusisë janë në tryezë. Neo-nazistët po shkatërrojnë vendin e tyre. Zgjidhja është demilitarizimi”, tha Putin.
Putin, tha këtë të Shtunë se nëse Ukraina “vazhdon të sillet në të njëjtën mënyrë”, atëherë “do të vërë në dyshim të ardhmen e shtetësisë së saj”
Udhëheqja e sotme në Kiev duhet të kuptojë se nëse vazhdojnë të bëjnë këtë po bëjnë, ata po vënë në pikëpyetje të ardhmen e shtetësisë ukrainase, dhe nëse kjo ndodh, do të jetë tërësisht në ndërgjegjen e tyre”, u shpreh Putin në një deklaratë, transmetuar në kanalin televiziv “Rusia 24”.
Kujtojmë që Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm në qytetet e granatuara rëndë të Mariupol dhe Volnovakha për të lejuar civilët të shpëtojnë
Armëpushimi duhej të fillonte në orën 09:00 me orën lokale (07:00 GMT), me evakuimet e para dy orë më vonë.
Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin dhe luftimet vazhduan në rrugën e rënë dakord të arratisjes.
Ndërkohë Ukraina e shtyu evakuimin, ndërsa civilët në Mariupol u njoftuan për lajmin përmes altoparlantit.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se civilët nuk kishin përdorur rrugët e arratisjes – dhe akuzoi autoritetet ukrainase për pengimin e njerëzve. që të largoheshin, tha media shtetërore ruse.
Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, tha nënkryetari i bashkisë.
Rusia ka “shumë të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv , Chernihiv , Sumy dhe Mariupol , tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.