Çështja e inceneratorëve është në fokusin e drejtësisë dhe opozitës, pasi me to janë bërë afera të mëdha korruptive. Ndërkohë Partia Demokratike vazhdon punën e saj duke nxjerrur në pah abuzimet që zyrtarët kanë bërë më çështjen e inceneratorëve.
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja tha se ka prova që Gjiknuri është përfshirë në aferën e inceneratorëve. Sipas tij, e keqja nuk përfundon me abuzimin e 430 milionë eurove, pasi sipas tij ajo thellohet edhe më shumë duke shtuar se inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit do të jenë gropa thithëse për buxhetin e shtetit.
Deklarata e deputetit të PD Lefter Gështenja:
Fillimisht për të qartësuar sa më mirë ju dhe publikun për skemën korruptive të inceneratorëve.
Gjithçka është një qark i mbyllur dhe afera e inceneratorëve rrethohet nga të njëjtët emra, të cilët, nën mbështetjen e plotë të institucioneve qeveritare, kane kontrolluar dhe kontrollojnë të gjithë procesin multi-milionësh të incenerimit të mbetjeve në Shqipëri.
Te gjithe jemi ne dijeni qe Qeveria shqiptare, gjatë periudhës 2014-2017, ka nënshkruar tre kontrata koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve të mbetjeve, për të cilat shteti pritet të paguajë, në mënyrë periodike nga fillimi i koncensioneve më shumë se 430 milionë euro në vitet e ardhshme per kompanitë koncensionare, sqaroj se rreth 90 milion euro tashme jane paguar nga shteti. Një pjesë e kësaj pagese është paguar nga qeveria shqiptare, përkatësisht për inceneratorin e Elbasanit që ka marrë nga buxheti i shtetit 24.7 mln euro dhe inceneratorin e Fierit me vlerë 30.6 mln euro. Ndërkohë që për inceneratorin e Tiranës deri më tani janë paguar 35 mln euro nga buxheti i shtetit përmes Bashkisë Tiranë.
Opinioni publik duhet te dije qe e keqja nuk perfundon me abuzimin apo me pagimin e 430 milion eurove, e keqja me e madhe do te vazhdoje te thellohet me shume pasi per inceneratorin e Elbasanit dhe te Fierit edhe pse jane paguar miliona euro tashme qytetaret duhet te fillojne te paguajne shume me shume per te mbajtur ne kembe kompanite e reja SHA te bashkive , ku per elbasanin tashme eshte krijuar dhe per fierin pritet te krijohet.
Keto kompani do jene gropa thithese te buxhetit te bashkive dhe buxhetit te shtetit, pasi keto ndermarrje nuk jane rentabel.
Siç është vërtetuar tanimë nga provat dhe nga paditë që kemi dërguar ne si PD në SPAK, procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore. Nje nder ministrat pergjegjes eshte edhe z.Gjiknuri ku në përgjigjen që I dha ish ministrit të arrestuar Koka, per kete procedure, ka dhënë jo vetëm dakordësinë e tij por edhe ka shprehur se kjo procedurë është korrekte.