Lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë ku jetohet çdo minute mes bombardimeve dhe frikës.
Për të shpëtur nga sulmet e njepasnjëshme të ushtrisë ruse, një numër alarmant ukrainasish janë larguar nga vendi i tyre, ku një nga destinacionet më “bujare” ka qenë Polonia. Bëhet e ditur se aktualisht shifra është mbi 1,3 milion.
Ndërkohë që numri i refugjatëve që largohen nga Ukraina pas pushtimit rus mund të arrijë në 1.5 milion deri në fund të javës, ka bërë me dije kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatë
Kreu i UNHCR Filipo Grandi u shpreh: “Kjo është kriza më madhe e refugjatëve që kemi parë në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”.
Grandi gjithashtu sqaroi se shumica e emigrantëve janë lidhur edhe me miqtë dhe familjen që tashmë jetonin në Europë, ndërsa paralajmëroi se valët e ardhshme do të ishin më komplekse.
Më shumë se 1.2 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar kufijtë e vendit pasi Rusia pushtoi vendin 10 ditë më parë.
Shumica kanë kaluar në Bashkimin Evropian në Poloninë lindore, Sllovaki dhe Hungari dhe Rumaninë veriore.
Disa shifra e publikuara nga mediat e huaja:
-Polonia ka pranuar rreth 800,000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas zëvendësministrit të punëve të brendshme të vendit, Paëel Szefernaker. Më shumë se 106,000 mbërritën nga Ukraina në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga pushtimi.
-Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se 140,000 njerëz kanë kaluar në Hungari .
-Gati 200,000 kanë ikur në Rumani . Qeveria pritet të miratojë një dekret të shtunën për të përdorur një fond buffer për të financuar kostot e strehimit mesatarisht 70,000 njerëz në ditë për 30 ditë. Rumania po kërkon gjithashtu ndihmë nga BE.
-Rreth 20,000 ukrainas kanë hyrë në Bullgari, tha policia kufitare.