Përdhunimi i vajzave është një fenomen i shëmtuar që gjen shtigje kudo. Një rast përdhunimi ka ndodhur në Itali, ku dy shqiptarë kanë dhunuar seksualisht një vahzë të re vetëm 18 vjeçare. Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia dhe një i tretë ka detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore për pengmarrje dhe dhunë seksuale në grup ndaj një 18-vjeçareje me origjinë nga Bregu i Fildishtë.
Hetimet nisën nga policia e Perugias pas denoncimit të bërë nga e reja e gjetur në Strada del Pantano, e shtrirë përtokë, duke qarë, me një thikë kuzhine pranë saj. Ajo u transportua në spital ku u shtrua në repartin e gjinekologjisë.
Sipas asaj që tregoi 18-vjeçarja, policët arritën të zbardhnin ngjarjen e ndodhur pak orë më herët.
Një shqiptar, të cilin e kishte njohur më parë, ishte ofruar ta shoqëronte nga një komunë në provincën e Arezzos, ku banon afrikania, në Firence.
Ai e mori nga shtëpia e saj dhe me një arsye banale e çoi në një banesë, në periferi të Perugias, brenda së cilës ishin dy shqiptarët e tjerë.
Aty e reja u mor me zor e u detyrua të konsumonte alkool në sasi të madhe e të merrte në mënyrë të përsëritur kokainë.