Skip to content
Të Gjitha

Thyen me gurë derën e fakultetit, pendohen studentët: “Do ta paguajmë ne”

· 1 min lexim

Videoja ku studentët godisnin me gurë dhe shkelma derën e Fakultetit Ekonomik në Shkodër bëri xhiron e rrjetit.

Ndërkohë duket se tashmë studentët janë penduar për veprimet e një dite më parë, pasi pohuan se do të paguajnë dëmin bashkërisht.

“Përsa i përket incidentit ditën e djeshme, ne si Fakultet do të marrim një iniciativë për t’u mbledhur të gjithë bashkë dhe për të paguar dëmin që është shkaktuar”, tha një prej studentëve.

 

View this post on Instagram

 

Ndërkohë në Shkodër, një studente thyen me gurë dhe shkelma derën e Universitetit❗️#gazetareforma video @newsbomb.al

A post shared by gazetareforma (@gazetareforma) on

Veprimi i pahijshëm i një prej studenteve u filmua ditën e djeshme, ndërkohë që bashkëmoshatarët e saj rrinin dhe e shikonin.

Mësohet se motiv për këtë është bërë fakti që, nuk është hapur godina e re e Fakutetit Juridik dhe Ekonomik që ishte premtuar të hapej në datë 1 janar.

Burimi: newsbomb.al