Lufta në Ukrainë është në ditën e saj të teta dhe humbjet e jetëve njerëzore mbeten të larta nga të dyja palët.Ndërkohë pasi ditën e hënë u zhvillua raundi i parë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, në një vend në kufi me Bjellorusinë, ditën e sotme pritet të zhvillohet raundi i dytë i negociatave, me shpresën se mund të arrihet një armëpushim. Dita e sotme shënon një javë që nga fillimi i pushtimit rus.
Kujtojmë që raundi i parë u zhvillua të hënën në kufirin bjellorus dhe zgjati pesë orë.
Forcat ruse që lëvizin gjithnjë e më shumë drejt kryeqytetit të Ukrainës. Trupat mund të “rigrupohen” ose të përballen me sfida të tilla si mungesa e furnizimit dhe rezistenca e Ukrainës.
Deri më tani trupat ruse kanë pushtuar qytetin Kherson, në jug të Ukrainës, një javë pasi filloi lufta. Ky qytet ka 290,000 banorë dhe vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, u përball me bombardime intensive të mërkurën, duke nisur nga sulmet me raketa ruse që goditën të paktën tre shkolla, një katedrale dhe dyqane.
Të frikësuar nga lufta një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë, sipas të dhënave të OKB-së.