Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Nuk mund ta presim degën në të cilën jemi ulur”, Serbia vazhdon përkrahjen ndaj Rusisë

13:56 02/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Shumë shtete dhe organizma ndërkombërtare i kanë vendosur Rusisë sanksione si një metodë për ta ndërshkuar dhe ndaluar në agresionin e saj ndaj Ukrainës.

Serbia është një ndër të paktat vende që vazhdon përkrahjen e shtetit rus edhe në këtë situatë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se nuk mund t’i vendosin sanksione Rusisë, vendit që e mbështet Serbinë. “Nuk mund ta prejmë degën në të cilën jemi ulur”, ka thënë ai.

Kreyparlamentari serb ka deklaruar sot se Serbia nuk ka interes të ndjekë politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se “ata që kërkojnë nga Serbia t’i vendosë sanksionet Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”.

Gjithashtu Daçiç tha se Serbia tani është në një situatë kur prej saj pritet të mbajë anën e dikujt, kurse secili niset nga interesat e veta, ndaj është e logjikshme që edhe Serbia të shkojë nga interesat e saj.

“Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e respektoj atë që thonë nga Brukseli, por është detyrimi ynë që gradualisht ta harmonizojmë politikën tonë të jashtme me Brukselin”, tha Daçiç për televizionin publik serb (RTS).

“A do të na thonë që ne do të hyjmë nesër në BE që të harmonizojmë politikën tonë sot. Jo, thonë se kjo do të ndodhë për 10, 20 apo 30 vjet. Epo, ne do të harmonizojmë politikën tonë të jashtme pas 5, 10 apo 20 vitesh”, tha Daçiç, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ai pyeti se a do të tërhiçnin njohjet e Kosovës, a do të ndalojnë me cenimin e integritetit territorial të Serbisë dhe mos ta detyrojnë Serbinë të vendosë sanksione ndaj shtetit që më së shumti mbron interesat e saj kombëtare dhe shtetërore.

Ai tha se Serbia e respekton parimin e integritetit territorial dhe se nuk e ka shkelur atë.

Daçiç tha se ai që kërkon që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë.

“Nesër do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në NATO, nesër do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në OKB. Dhe kujt do t’i drejtohemi, Rusisë. Nëse vendosim sanksione ndaj tyre, nuk kemi kujt t’i drejtohemi. Na ktheni parimin e integritetit territorial, anuloni njohjen e Kosovës, ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, tha Daçiç.

“Serbia angazhohet për parimin e integritetit territorial dhe beson se nuk është mirë që është shkelur integriteti territorial i Ukrainës, por ne jemi gjithashtu dëshmitarë se ata që tani po sulmojnë Rusinë kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë dhe e kanë bombarduar”, tha Daçiç.

Të lidhura

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë
Aktualitet

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë

Vajza në foton e mësipërme është Emanilda Rama, 26-vjeçarja që dyshohet se mbyti babanë e saj me tel. Fotoja u...

13:52 25/07/2025
Skandal në Koman/ Privatizohet bregu i liqenit dhe pylli, kërkohen 2 euro hyrja për njerëzit, 5 për makinat
Aktualitet

Skandal në Koman/ Privatizohet bregu i liqenit dhe pylli, kërkohen 2 euro hyrja për njerëzit, 5 për makinat

Në një nga zonat më piktoreske të Shqipërisë, pranë liqenit të Komanit, qytetarët kanë ngritur shqetësimin për një bllokim të...

13:03 25/07/2025
Para
Aferat korruptive me inceneratorët, PD nxjerr zbuluar deputetin Alqi Bllako

Aferat korruptive me inceneratorët, PD nxjerr zbuluar deputetin Alqi Bllako

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë

13:52 25/07/2025
Skandal në Koman/ Privatizohet bregu i liqenit dhe pylli, kërkohen 2 euro hyrja për njerëzit, 5 për makinat

Skandal në Koman/ Privatizohet bregu i liqenit dhe pylli, kërkohen 2 euro hyrja për njerëzit, 5 për makinat

13:03 25/07/2025
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga

‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga

12:31 25/07/2025
Si e transformoi pamjen Jani Aliaj për tu fshehur nga drejtësia

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

12:09 25/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.