Skip to content
Bota

Perëndimi e ‘ndërshkoi’ me sanksione, Rusia pranon për herë të parë pasojat në ekonomi

· 2 min lexim

Rusia është target i shumë sanksioneve që organizmat ndërkombëtar i kanë vendosur si sinjal “ndërshkimi” për luftën që ajo ka hapur në Ukrainë.

Për herë të parë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pranoi se ekonomia ruse po ndikohet nga sanksionet e  vendosura nga Perëndimi.

“Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze”, tha Peskov në një telefonatë me gazetarët e huaj të mërkurën.

“Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, puna është duke u zhvilluar. Ekonomia do të qëndrojë në këmbë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti Biden në fjalimin e tij tha se ekonomia ruse kishte ndjerë fuqishëm efektet e sanksioneve.

Duke folur me udhëheqësit politikë në Uashington, Biden e filloi fjalimin duke nënvizuar unitetin kundër Rusisë brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis aleatëve të saj.

Ai e mbylli me një ndjenjë tingëlluese optimizmi dhe uniteti teksa bota shikon pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se besimi i tij te populli amerikan është ajo që i jep atij siguri se demokracia do të mbizotërojë në këtë moment kritik.

“Tani është ora, momenti ynë i përgjegjësisë. Testi ynë i vendosmërisë dhe ndërgjegjes, i vetë historisë. Pikërisht në këtë moment formohet karakteri ynë. Qëllimi ynë është gjetur. E ardhmja jonë është e farkëtuar”, tha Biden në mbyllje.