Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur të mbaheshin me datë 2 mars, praktikisht ditën e sotme. Por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë zgjedhjet në lidhje me kreun e ri të saj.
Zgjedhjet do të mbahen më datë 15 mars, ora 10:00.
Dritan Shakohoxha, që është ndër kandidatët për të marrë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit ka bojkotuar sot Asamblenë Zgjedhore. Asambleja filloi me “Himnin e Flamurit” dhe më pas duke kujtuar emrat e njohur të futbollit e sportit që u ndanë nga jeta në vitin e fundit.
Gjithashtu u mbajt një minutë heshtje për emra si Ramazan Rragami, Robet Jashari, Ylli Mihali, Arben Laze, Vladimir Ajazi, Ylli Tare, Remzi Bulku, Vladimir Grillo, Shefqet Caslli, Hamdi Zhegu, Mustafa Hysi, Kostandin Grillo, Spartak Elmazi dhe Ilir Haxhiu.
Kujtojmë që me datë 28 shkurt, Gjykata e Tiranës pezulloi nga detyra kreun e FSHF-së Armando Duka. Burime për media bënë me dije se gjykata vendosi gjithashtu të pezullojë edhe zyrtarë të tjerë të FSHF-së.
Armand Duka rrezikon seriozisht edhe burgun. Përmbaruesit kanë zbarkuar pak ditë më parë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të ndaluar asamblenë e 2 marsit, e cila me vendim të Gjykatës është pezulluar.
“Lufta” e ftohtë midis kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me Armando Dukën duket se po i kushton shumë shtrenjtë këtij të fundit.