Skip to content
Aktualitet

Tentoi të vidhte bankomatin me forcë, e pëson keq 38-vjeçari në Kuçovë (Emri)

· 2 min lexim

Një 38-vjeçar i quajtur Kevin Ermal (Gjiika) në Kuçovë ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte një shumë parash në një bankomat.

Policia e mori informacionin nga të tjerë, të cilët deklaruan se shtetasi në fjalë kishte tentuar të vidhte me thyerje në bankomatin e filialit të një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.

Pas një organizimi veprimesh nga ana e policisë u bë e mundur  kapja e 38-vjeçarit  si dhe arrestimi i tij.  Theksojmë se në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.(E).Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Njoftimi i policisë së shtetit:

Kuçovë

Tentoi të vidhte një shumë parash në një bankomat, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas informacionit se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje në bankomatin e filialit të një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, organizuan punën dhe si rezultat bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.(E).Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.