Skip to content
Të Gjitha

Sulmi me raketë në Kharkiv, bilanci i viktimave dhe të plagosurve

· 2 min lexim

Sulmet ruse në qytetin e  Kharkivit  iu kanë kushtuar jetën disa banorëve.

10 viktima dhe 20 të plagosur është bilanci i goditjes me raketë të godinës së bashkisë së Kharkivit mëngjesin e sotëm. Lajmi u dha nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave. Nga ana tjetër, janë nxjerrë të gjallë dhjetëra persona nga rrënojat.

Gjithashtu mes 10 viktimave ishte dhe një student indian, i cili kishte shkuar në dyqan për të blerë ushqime.

Ndërkohë Ministria Ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Keivit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton “BBC”.

Në një deklaratë të lëshuar pak minuta më parë, zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ndërkohë qeveria polake llogarit me deri në 1 milionë ukrainas që do të kërkojnë ndihmë në Poloni.

Për Poloninë kjo situatë është tërësisht e re dhe mungon përvoja, si të veprohet me një numër kaq të madh refugjatësh njëherësh.