Ukraina është në ditën e gjashtë të luftimeve kundër Rusisë, për të mbrojtur vendin e saj, dhe duket se rezistenca e saj vazhdon e fortë.
Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka.
Në disa pamje në rrjetet sociale shihet sesi raketat godasin ndërtesën e administratës rajonale.Ende nuk është raportuar për viktima. Harkivi është përballur me sulme të mëdha dhe goditje me raketa në ditët e fundit.
Qendra e Harkivit është goditur nga raketat ruse. Në mëngjesin e së martës është thënë të jenë shënjestruar zyrat qeveritare në Sheshin Liria në qendër të qytetit.
-Të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm të artilerisë ruse, kanë konfirmuar zyrtarët ukrainas. Punonjësit e urgjencës po përpiqen të gjejnë të mbijetuar.
-Qendra rajonale e Khersonit është e rrethuar nga trupat ruse.
-Ushtria ruse po vazhdon vazhdimisht avancimin e saj në Kiev, me imazhet satelitore që tregojnë një rresht me makina të blinduara rreth 65 km të gjatë.
-Dhjetra civilë u vranë më herët të hënën në sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
-Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bono lufte për të paguar forcat e saj të armatosura.