Skip to content
Të Gjitha

Icardi shënon golin e dytë për Interin/ Tifozët nuk e falin: Burrë m..i, zhduku!

· 1 min lexim

Tifozët ndonjëherë e kanë të vështirë që të harrojnë, madje edhe kur bëhet fjalë për një gol avantazhi.

Bëhet fjalë për Mauro Icardin, argjentinasin që luan me zikaltrit e Interit, i cili është kthyer tashmë si titulluar pas 53 ditëve pushim të marra në ndeshjen e sotme me Genoan.

Mirëpo ajo që vihet re është inati i tifozëve kundër tij. Pak para fillimit të ndeshjes, në kohën që ishte duke u bërë nxemja, ish-kapiteti është vërshëllyer dhe fyer nga tifozët duke arritur edhe në fjalë të tilla si: “Burrë m..i, zhduku!”.

Megjithatë nuk ka përfunduar me kaq. Marrja e një penalltie dhe shënimi i golit të dytë nuk i ka qentësuar aspak tifozët, edhe pse regjistroi rezultatin provizor 0-2 për Interin.

Pas marrjes së një 11-metërshi dhe shënimit të golit nga Icardi, ultrasit kanë bërë me shenjë që askush të mos festojë. Sigurisht që ka pasur edhe shumë tifozë të tjerë që e kanë shijuar golin dhe kanë borhoritur, megjithatë shumë të tjerë në stadium nuk kanë festuar.

https://twitter.com/i/status/1113533099256815617