Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur bilancin e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.  Njoftohet se është shënuar 1 humbje jete, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Theksojmë se në total numri i rasteve aktive është 2381 persona.

Gjithashtu sot janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

26 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.  Nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619.  Në total numri i rasteve aktive është 2.381.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!