Problemi i përfshijes së politikanëve me precedent penal në Parlament duket se i ka zanafillën që prej vitit 2008.
Kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, i cili ka thënë se ligji aq shumë i përfolur nga partitë politike dhe i miratur në vitin 2008 oër Reformën Zgjedhore ka sjellë trafikantë, hajdutë batanijesh, tutorë dhe hajdutë makinash në Parlament.
Nga studio e emisionit “Arena”, Murrizi ka folur edhe për moslënien e mandatit, të cilin ka thënë se nuk e ka peshqesh apo qerasje dhe pavarëisht se kryeministri përpiqet të frikësojë, ai nuk ndihet aspak i tillë.
Pjesë nga biseda në studio:
Murrizi: Nuk jam i emëruar për të qenë demokrat në asnjë lloj vendimi i kujtdo që me një të ngitur të dorës, si manikin për t’i bërë fresk kryetarit mund të emërojë që të bëhen demokratë, republikanë, socialistë, LSI-stë, sepse këta mendojnë se i gjithë sistemi është sipas asaj enës së ngushtë të tyre.
Pyetje: Ka një pjesë që mendon se ata që futen nga lista janë njerëz që po i emëron Rama. Ka karaktere aty që kundërshtojnë Ramën?
Pyetje: Në fakt personazhe më groteske seç ka sjellë ky ligj që u trumbetua në 2008 dhe do të sillte elitën në Parlament dhe solli 6, 7, 8, 12 trafikantë, tutorë, hajdutë batanijesh, hajdutë makinash ikën nga ligji i dekriminalizimit se ishim i vetmi vend në të gjithë Evropën ish-komuniste po dhe në BE, që bënë ligj enkas për largimin nga Kuvendi, të atyre që hartojnë ligjet për njerëz të lidhur me krimin. Po nuk di të ketë pasur më grotesk se ata që ishin dhe ikën. Fakti që tek ky Komision i çiftit Gjiknuri- Bylykbashi, të 14 ata që ishin në sallë të opozitës që kërkoi kryeministri ta intimidonte, votuan në bllok të 14 kundër asaj nismës false që po e bëjmë këtë komision edhe me parlamentar edhe me qytetarë, kundër rregullores së Kuvendit.
Pyetje: Ndiheni i intimiduar?
Murrizi: Hiç fare. Sepse unë aty nuk kam marrë asnjë peshqesh. Atë mandat nuk e quaj peshqesh, ose qerasje e liderit për një shërbim X, apo për një të britme në çadër.