Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën të ditur situatën e Covid-19, dukë përditësuar opinionin mbi bilancin e rasteve dhe viktimave.

Njoftohet se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 humbje jete ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119.

Gjithashtu në  total numri i rasteve aktive është 2.763. Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

25 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.811.481 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119.

Në total numri i rasteve aktive është 2.763.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!