Vrasja e djalit të mitur 7- vjeçar nga Kosova nga e moshuara në Bazel në 21 mars në Zvicër, mesa duket ka një skenar të plotë pas raportesh të tensionuara. 75-vjeçarja nga ajo që është zbuluar së fundmi nga mediat vendase, ka pasur një histori të gjatë konfliktesh me shtetin, gjë që mendohet se kjo ka qenë pikërisht aryseja e krimit makabër, tërheqja e vëmendjes së shtetit.
Ka qenë televizioni Telebasel, që ka publikuar disa dëshmi që e mbështesin tezën, por njëkohësisht japin edhe detaje të cilat vendosin në pikëpuetje shëndetin mendor të së moshuarës, tashmë prej vitesh.
75-vjeçarja e identifikuar si Angela N., pasi ka kryer krimin ka bërë një veprim aspak të zakontë,ka telefonuar pikërisht televizionin Televasel për të dhënë deklaratën e tmerrshme: “Sapo kam vrarë një fëmijë” duke e traumatizuar kështu personin që ishte përgjigjur.
Arsyeja, sipas transmetuesit lokal është se pensionistja 75 vjeçe është ndier se “nuk po merret seriozisht” nga autoritetet. “Unë jam dëbuar nga banesa ime, nuk kam më fare qasje në banesë”, i ka thënë ajo me një zë të qetë punonjësit të Telebaselit.
Mirëpo një tjetër media, bëhet fjalë për 20minuten, ka bërë publike disa detaje dhe dëshmi të reja të cilat e nxjerrin të moshuarën “problematike notore”, tashmë prej dekadash.
Sipas Albinfo.ch, e moshuaraë ë bashku me partnerin e saj në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, në kohën kur ende banonte në Allschëill të Kantonit Baselland, ajo i kishte drejtuar pa numër shumë peticione Qeverisë së Kantonit. Të dy e konsideronin veten si viktima të një “afere korrupsioni”.
Tema e ngritur nga ky çift kishte arritur deri te kryetari i atëhershëm i Parlamentit të Zvicrës, Arnold Koller.
Në arkivin Federal në Bernë, korrespondenca e partnerit të saj (dhe vetë asaj) me autoritetet federale mbush një dosje prej më shumë se 300 faqesh, shkruan “20Minuten”. Shumicën e letrave i kanë nënshkruar të dy partnerët.
Më simptomatike është një letër rekomande në të cilën partneri i Angela N., i shkruante presidentit të parlamentit më 24 korrik 1985 ku shkruante: “Kur politikanët dështojnë, flasin armët”. Pas vdekjes së partnerit në vitin 1999, Angela N. ishte futur gjithnjë e më shumë në borxhe dhe kishte vazhduar që për gjendjen e saj të fajësonte autoritetet, duke u shkruar letra dhe duke u caktuar ultimatume.