Pasi është zhvendosur nga parlamenti në drejtim të Piramidës, pranë kryeministrisë, protesta e opozitës është përfshirë sërish nga dhuna.
Mësohet se një tjetër protestues është dhunuar nga protestuesit e tjerë.
Shkak për një gjë të tillë duket se janë bërë thirrjet e tij kundër Çamërisë, gjë që ka irrituar personat e tjerë rreth e rrotull të cilët e kanë dhunuar.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak minuta pasi para parlamentit një tjetër protestues u dhunua pasi militantët e opozitës dyshuan se ai ishte infiltruar i policisë.
Ditën e sotme, protesta e opozitës drejtohet nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme për shkak të disa takimeve në Gjermani.
Burimi: newsbomb.al