Teksa në dyert e parlamentit vijon protesta e opozitës që kërkon largimin e kryeministrit Rama, në brendësi të tij mbahet seanca plenare ku kryeministri Rama u është drejtuar deputetëve të rinj të opozitës, duke u thënë se ata nuk janë më të mirë se deputetët që dorëzuan mandatet.
“”Përsëri sot jemi në një të enjte, ata që dolën që këtu janë te dera, sot është e mërkurë por unë të enjte e kam, mos kujtoni se ju jemi më të mirë se ata. Ata ju atemojnë juve se janë xhelozë për ju. Ata dolën jashtë dhe tani duan të futen brenda. Tani shtyjnë policët që të futen prap dhe ajo që është një pyetje që duhet bërë: Pse dolën? Ata dolën se pasi ju mbaruan llafet dhe boja, dhe bojëdalë tërësisht zgjodhën të ikin në rrugë me idenë se do marrin zvarrë të gjithë Shqipërinë. Dolën në rrugë se janë mësuar të fitojnë pa qenë shumicë. As në 2005-ën as në 2009-ën nuk keni qenë shumicë. Ndërkohë që patjetër besojnë se kështu do ta përsërisin në një shkallë më të lartë suksesi historinë e vitit 2017.”- u shpreh kryeministri, duek theksuar më tej se nuk do të ketë një marrëveshje me opozitën.
“Atë vit iu dhamë juve mundësinë, se bashkë me ata jeni, të rifuteni në lojë, nuk do t’ua japim më këtë mundësi, pse se ata morën atë që deshën dhe nuk bënë atë për të cilën u zotuan. Kryetari juaj pavarëisht se e mohon Murrizi, është miku im, por kryetari jot. Jo më bojë e zezë për Shqipërinë në gjuhë të huaj, i dhamë gjysmën e qeverisë.”- tha Rama.