Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosto për xhepat e shqiptarëve! Nga 1 marsi rriten çmimet e bulmetit me 10%

11:59 18/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit. Shtrenjtimi do të ndikohet nga shtimi i kostos për të çmimeve më të larta të naftës, energjisë, plastikës dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022. Për shkak të rritjes së kostos nga këto faktorë, përfaqësuesi i kompanisë “Lufra”, Luis Ndreka tha për Monitor se tashmë kompania ka lajmëruar që nga 1 Marsi çmimet do të rriten 10%.

“Ne kemi bërë një lajmërim në fillim të muajit Shkurt që do të rrisim çmimet në fillimin e muajit Mars, sepse kemi kontrata të cilat duhet t’i respektojmë. Çmimet do të rriten me rreth 10%, sepse kostot janë rritur shumë. Çmimi për lëndën e parë është rritur mjaft, duke rritur koston e qumështit të prodhuar nga fermerët. Po ashtu janë rritur shumë kostot e lëndëve plastike në tregun botëror, çka është reflektuar në Shqipëri. Po ashtu çmimi i energjisë elektrike po ndikon direkt te kostot, pasi në industrinë tonë kërkohet përdorim i lartë i energjisë elektrike. Po ashtu edhe çmimi i naftës na ka ndikuar shumë”.

Aktualisht përpunuesit po përballen me mungesë në gjetjen e qumështit të prodhuar nga fermerët e vegjël. Oferta në treg për qumësht është më e ulët sesa kërkesa për produkte bulmeti, çka po sjell që përpunuesit të përballen çdo ditë me presionin e fermerëve për rritje të çmimit.

Sajmir Begaj përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” pohoi për Monitor se heqja e skemës të TVSH-së të kreditueshme pamundëson financiarisht përpunuesit për të grumbulluar qumësht me çmim më të shtrenjtë.

“Çmimi i qumështit nga fermerët për këtë vit është rritur rreth 10% më shumë se vjet. Pavarësisht rritjes të tij në presion të përditshëm nga fermerët për rritje të çmimit të qumështit, pasi edhe ata kanë shtim të kostove nga lëndët e para. Aktualisht po furnizohemi nga fermerët me qumësht 50 cent për litër, kur në Itali çmimi i qumështit nga fermat shitet me çmim 30 deri 40 cent për litër. Faji nuk është te përpunuesit e qumështit. Shteti pasi hoqi TVSH-në e kreditueshme 6% duhet të jepte subvencione direkte për fermerët. Kjo është një kërkese e vazhdueshme e industrisë. Ne kemi kërkuar pagesa direkte për fermerin 10 lekë/litër. Nëse nuk është mundësia për zbatimin e subvencionit për litra qumësht të prodhuar, fermerit pavarësisht numrit të bagëtive, 6% të TVSH-së të rimbursueshme që u hoq nga 1 janari 2022”.

Sipas z. Begaj prodhimi i qumështit ka krijuar rënie te fermerët e vegjël. “Shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg. Çmimi i qumështit për këtë vit është rritur rreth 10% më shumë se vjet”.

Për shkak të rritjes të çmimit të plastikës dhe inputeve të lëndëve bujqësore kompania “Erzeni” vjet nga 1 Korriku rriti 5% çmimet e produkteve të bulmetit. Më pas nga ndryshimet e çmimit të energjisë nga 9 lekë/kW në 33 lekë/kW e furnizuar në tregun e lirë dhe shtrenjtimit të çmimit të karburantit nga 1 janari 2022 u aplikuan sërish në treg rritje 5% të çmimeve.

Përpunuesit e qumështit pohojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve do të penalizonte industrinë vendase, pasi në treg do të shiteshin më tepër produkte importi me çmim më të lirë. Për të kompensuar rritjen e lartë të kostove të riprodhimit kompanitë kërkojnë rishikimin e skemës të TVSH-së të kreditueshme. / monitor

Të lidhura

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë
Aktualitet

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Një vajzë 3-vjeçare ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur plot 62 rruaza magnetike, duke shkaktuar një situatë urgjente që kërkoi...

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja
Aktualitet

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Hetimet për atentatin e 17 prillit në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur katër persona, kanë avancuar pas zbulimit...

18:30 16/06/2025
Para
Tensionet Rusi-Ukrainë/ A do ta bashkojë Putini Evropën? Ja çfarë thotë Mark Leonard

Tensionet Rusi-Ukrainë/ A do ta bashkojë Putini Evropën? Ja çfarë thotë Mark Leonard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

18:30 16/06/2025
BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

18:20 16/06/2025
Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

18:11 16/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.