Pas publikimit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” të një skandali në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës ku mësuesja ofendonte në mënyrë banale nxënësit dhe i dhunonte fizikisht, ka reaguar ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
Sipas ministret, sjellje të tilla janë të papranueshme dhe ka bërë të ditur se mësuesja në fjalë, është pezulluar nga puna.
Siç dëgjohet dhe shihet në videoskandaline publikuar nga emisioni investigativ, mësuesja quan një nxënëse të klasës së katërt “k*çkë” ndërsa godet pa motiv nxënës të tjerë. (lexo këtu)
Statusi i plotë i ministes së Arsimit
E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike.
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa.
Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve.