Komisioni Europian ngre shqetësimin për Shqipërinë lidhur me nivelin e lartë të korrupsionit, teksa është skeptike për Agjencitë e ngritura nga Rama. Komiteti i Stabilizim Asociimit do të mblidhet sot për të diskutuar përmbushjen e kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për të qenë pjesë e BE-së.
Komisioni Europian ka ngritur disa shqetësime për Shqipërinë sipas “Euronews Albania”, ku kryesoret janë korrupsioni dhe pagërrjedhja. Organizma të ndryshme shpesh kanë ngritur alarmin për nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Ndërkohë Komisioni është i mendimit se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re kundër korrupsionit. KE ngre shqetësimin se ligjet kundër korrupsionit janë të copëtuara dhe ju mungon harmonia mes tyre.
Gjithashtu thekson se mungojnë përpjekjet dhe koordinimi për parandalimin e këtij fenomeni. Skandali i publikimit të të dhënave të qytetarëve ka shqetësuar Komisionin, i cili pritet t’u kërkojë autoriteteve shqiptare që të hetojnë në mënyrë serioze këtë çështje, si dhe të marrin masa që të mos ndodhin më incidente të tilla. KE është skeptik edhe për ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim, atë të Bashkëqeverisjes si dhe për Agjencinë e koordinimit të donacioneve.
Sipas KE-së, ato janë krijuar pa vlerësuar dhe analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje, kanë funksione të paqarta dhe i mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies.