Pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë e PS, Rama zhvilloi në deklaratë për mediat. I pyetur se si e bindi PD të pranojë zgjatjen e vettingut, Rama u përgjigj duke tallur opozitën.
Kryeministri u pyet sesi kishte arritur që të bindte deputetët e PD për të votuar pro dhe nëse ndërkombëtarët kishin një rol të caktuar.
Ai u përgjigj se nuk kishte pasur negociata në anglisht dhe shtoi se kishte 2 parti Demokratike duke theksuar se nuk kishte bërë asnjë lloj negociate për miratimin e zgjatjes së Vettingut.
Rama: Kemi zgjatjen e mandatit për një proces të dhimbshëm dhe të vështirë por është një proces i pastrimit të një grumbulli të madh, sepse në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Ua them atyre që habiten, se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Ajo që kemi bërë ne është e paprecedentë sepse kemi ecur me shpejtësi të skëterrshme. Të v azhdojë të pastrojë se ka ende shumë llum.
Pyetje: Ka pasur negociata mes PD dhe PS apo kanë qenë ndërkombëtarët ata që kanë ndërmjetësuar? Si i bindët aq lehtë që të votonin pro?
Rama: Nuk e di për çfarë negociatash në anglisht e keni fjalën, ne nuk bëjmë negociata në anglisht. Pastaj, të cilës PD, për cilën prej ttyre e keni fjalën? Se ky është problemi, ka dy parti demokratike kështu që duhet ta shohim, ne nuk negociojmë me asnjërën prej tyre.