Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e  Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.  Katër persona e kanë humbur betejën em Covid-19, ndërsa për sa i përket infketimeve të reja 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.

Në total numri i rasteve aktive është 16.849.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kujtojmë që që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.797.661 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë  së Kosovës:

10 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Institui Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.797.661 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.

Në total numri i rasteve aktive është 16.849.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!