Ish-kryeministri shqiptar Sali Berishë së fundmi ka udhëtuar drejt Italisë ku është nderuar me një çmim të rëndësishëm.
Siç ka bërë të ditur vetë Berisha në një postim në Facebook, ai ka qenë në Anagni, pranë Romës, ku i është dorëzuar çmimi “Bonifacio VIII”, një çmim që u jepet personaliteteve të shkencës, politikës, fesë, etj.
Në ceremoninë enderimit të ish-kryeministrit, kanë marrë pjesë përfaqësues të Vatikanit, qeverisë italiane, biznesit dhe diplomacisë.
Statusi i plotë
Ne Itali ne qytetin Anagni!
Miq, diten e diele une isha ne Itali ne qytetin Anagni, pjese e provinces se Frosinones, Rome, nje qytet i lashte me histori te madhe, qytet i 5 papeve, nder te cilet papes se famshem Bonifacio /||| (i tete)!
Ne Anagni une shkova i ftuar nga Presideni dhe Rektori i Akademise Bonifaciana, zoti Sante De Angelis per te me nderuar me çmimin nderkombetar te Akademise, cmimin “Bonifacio /|||”.
Ky cmim nder vite u eshte akorduar personaliteteve te shquara italiane dhe te huaja, te politikes, shkences, biznesit, kishes, ushtrise dhe fushave te tjera. Qe nga themelimi i Akademise e ne vazhdim çmimin i saj e kane marre kryeministra, kryetare parlamentesh e ministra. Nder ta mund te permend Papa Gjon Pali II, Benedikti XVI, Antonio Tajani, Julia Timoschenko, Giulio Andreotti, Carlo Azeglio Ciampi, Oscar Luigi Scalfaro, Anthony Troy Carter, Rita Levi Montalcini, Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Karol Buzek etj, etj..
Ne ceremonine madheshtore te organizuar me kete rast ne pallatin municipal te qytetit merrnin pjese perfaqesues te qeverise, Vatikanit, kishes, dipolmacise, ushtrise, shkences, biznesit, policise. Presidenti dhe rektori i Akademise Bonifaciana, Sante De Angelis u ndau çmimet e vitit, cmimet kombetare dhe nderkombetare te Akademise, personaliteteve te fushave te ndryshme.
Ne kete ceromoni ne momentin e marrjes se çmimit mbajta nje fjale te shkurter te cilen shpreha mirenjohjen time te thelle Akademise Bonifacio /|||, Presidentit dhe Rektorit te saj zotit Sante De Angelis per nderin e madh qe me bene duke me akorduar kete çmim prestigjioz si dhe per interesin, ndihmen dhe solidaritetin e tyre miqesor me shqiptaret, dhe kryesisht ata me ne nevoje ne Shqiperi dhe Kosove, per bashkepunimin dhe nderimin qe kjo Akademi dhe udheheqja e saj i ka bere kishes katolike ne Shqiperi, drejtuesve te saj te shquar.
Une gjithashtu shrytezova rastin te falenderoj me mirenjohje popullin mik italian dhe qeverine italiane per mbeshtetjen e fuqishme dhe miqesine e deshmuar ne keto dekada ndaj Shqiperise.
Ketu keni ne videon e meposhtme fjalen time. sb