Pas shumë debateve, KQZ ka vendosur të regjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Janë pranuar vetëm dy partitë politike Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, por jo Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës. Pas kësaj ka reaguar grupi i Berishës. Përmes Garos, PD thekson se nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpëtojë Lulzim Bravën nga verdikti i votës.
Deklarata e PD
Sot, njësoj si ne dt. 8 Janar, shqiptaret u bene dëshmitarë se Rama po bën çdo gjë qe opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij. Por tashme demokratet e kane te qarte kush është opozita e vërtetë! E kane te qarte nga humbjet e një pas njëshme këto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre për fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartësisht aferat e përbashkëta te pazarit Rama – Basha për portin e Durrësit dhe ndërtimet tek 5 Maji. E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtëpisë se tyre ne dt. 8 Janar me policinë Edi Ramës. Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpëtojë Lulzim Bravën nga verdikti i votës! Ne dt. 6 Mars demokratet do votojnë si njerëz te lire për kandidatet e “Shtëpisë se Lirisë” te cilët, ne ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhën vete përmes parimit një anëtar një vote!