Skip to content
Kosovë

Rritet numri i viktimave, përkeqësohet situata e Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Koosvës ka bërë të ditur informacionin mbi situatën e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.

Ka një rritje të numrit të humbjeve të jetëve nga Covid-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima.

Ndërsa për sa i përket rasteve të rëja nga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ditën e sotme janë shëruar 3329 qytetarë duke  e çuar numrin e përgjithshëm në 172044 persona. Në total numri i rasteve aktive është 32.906.

Njoftimi i Minisitrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

01 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.781.110 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.

Në total numri i rasteve aktive është 32.906.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!