Tradhtia është një teme delikate e cila përfshinë edhe shqiptarët. Studimet tregojnë se burrat tradhtojnë më shumë, ndërsa sa u përket politikanëve në Shqipëri si duket gratë e tyre kanë shumë frikë tek ata pasi punësojnë detektive për t’i ruajtur. Për tradhtinë e politikanëve ka folur detektivja Shkënda Lili. Ajo ka treguar se gratë e politikanëve shkojnë dhe kërkojnë shërbimet e saj për të mësuar nëse bashkëshortët kanë marrëdhënie jashtëmartesore
Personalitete, emra të njohur ka?
Shkënda Lili: Vipa, biznesmenë dhe gratë e tyre më mirë. Kategoria VIP vjen tek unë.
Politikanë?
Shkënda Lili: Mos më ngacmo, mund të kem në fokus politikanë por jo se politikanët vijnë te unë. Janë gratë e politikanëve që… Por kërkesa kam edhe për adoleshent, prindërit për fëmijët që kanë ndryshuar sjellje, ose edhe partneriteti në biznese.
Por sa zgjat investigimi për një rast tradhtie?
Shkënda Lili: Kryesisht një çështje tradhtie nuk zgjat shumë, 1 javë 2, ndërsa ka çështje të tjera që shkojnë deri në disa muaj.
Përvojat flasin që tradhtia është njëra ndër gjërat më të dhembshme të cilat mund të ndodhin në një lidhje dashurie. Mjafton të ndodhë vetëm njëherë – të dy partnerët, para së gjithash, personi i tradhtuar, gjatë do ta ndiejnë dhembjen dhe të gjitha pasojat e tradhtisë.