Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend, ku në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast humbje jete.
Ndërkohë për sa i përket infektimeve të reja nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282. Ndërkohë në total numri i rasteve aktive është 35.051.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
30 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.
në total numri i rasteve aktive është 35.051.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!